Shkencëtarët amerikanë pas studimeve të bëra arritën në konkluzionin se nga pagjumësia vuajnë më shpesh personat e pashkolluar e me nivel të ulët të ardhurash ose ata që janë të papunë. Në bërjen e gjumit të keq ndikon gjithashtu seksi (mashkull, femër), mosha dhe gjendja familjare. U konstatua se femrat kanë më shumë probleme me gjumin, se sa meshkujt. Gjumi i njerëzve që punojnë në zyra është shumë më i këndshëm dhe më i qetë se sa gjumi i pensionistëve, studentëve apo amvisave shtëpiake. Në cilësinë e gjumit ushtron ndikim gjithashtu grafiku i rreptë ose i lëvizshëm i punës ose e kundërta, mungesa e plotë e këtij grafiku.


***

 
Një tufë breshkash uji provokoi në mesin e kësaj jave pezullimin e punës në aeroportin ndërkombëtar të New York-ut me emër të John Kenedit. 78 reptilët dolën në pistën e fluturimit dhe uljes së aeroplanëve. Si rezultat, pista u desh të mbyllej për 30 minuta. Disa fluturime u vonuan rreth një orë e gjysëm. Specialistët treguan se këto ishin breshkat me koracë të relievëzuar, të cilat jetojnë në gjirin që ndodhet aty pranë. Tani ato kanë periudhën e shtimit. Kafshët i kapën dhe i lanë të lira në një vend larg aeroportit.

 


***


Shkencëtarët francezë dhe kanadezë përcaktuan se marihuana u eliminon minjve varësinë nga heroina dhe morfina. Ata bënë eksperimente me minjtë e vegjël, të cilët u ndanë nga mamatë e tyre menjëherë pas lindjes, pasi tek kafshët që përjetojnë një stres të tillë varësia nga lëndët narkotike krijohet shumë shpejt. Doli se dozat e larta të lëndës vepruese të marihuanës pengojnë lindjen e varësisë nga lëndët e forta narkotike. Sipas mendimit të shkencëtarëve, këto të dhëna lejojnë të përpunohet terapia efektive e zëvendësimit të tyre gjatë kurimit të narkomanisë.