0Presidenti i Francës Nikola Sarkozi përshëndeti veprimtarinë e Presidentit rus Dimitri Medvediev në samitin e “8-shes” në qytetin italian Aquila. Ai vuri në dukje se iniciativat e Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev ushtruan një ndikim të madh në diskutimin e problemit bërthamor të Iranit dhe në çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e klimës. Nikola Sarkozi shprehu kënaqësi të madhe nga negociatat e zhvilluara midis Rusisë dhe SHBA-s në lidhje me çështjet e mospërhapjes së armës bërthamore. Ai u shpreh për rivendosjen e iniciativave për krijimin e hapësirës së gjerë ekonomike midis Rusisë dhe Europës, e cila të mund të shoqërohej edhe me forcimin e sigurisë në kontinent.