Uashingtoni i vlerëson me entuziazëm perspektivat e shfrytëzimit të radarit rus në Gaballa në kuadrin e sistemit të Mbrojtjes Antiraket (MAR). Një deklaratë të tillë bëri Drejtuesi i Agjencisë së SHBA-s për MAR Patrick O’Rail. Ai vuri në dukje, se administrata e Presidentit Obama ka ndërmend të zhvillojë një dialog të tillë me Rusinë, si rezultat i të cilit do të merren “vendime të përbashkëta” në lidhje me çështjet e MAR. Më parë Moska u pat propozur SHBA-s dhe Europës që të krijojnë sistemin e përgjithshëm të MAR. Në kuadrin e bashkëpunimit mund të shfrytëzohej stacioni i radiolokacionit në qytetin Armavir në jug të Rusisë, si dhe në radari në Gaballa, të cilin Rusia e merr në arendë nga Azerbajxhani.