Iraku përjetoi ditën më të “përgjakshme”që prej asaj kohe, kur në fund të qershorit trupat amerikane braktisën qytetet e vendit. Më shumë se 50 veta gjetën vdekjen të enjten si rezultat i një sërë akteve terroriste. Shpërthimet ushtuan në veri të vendit në qytetin Tal-Afar dhe në kryeqytetin e Irakut-Bagdat. Në vend do të mbeten ende edhe 130 mijë ushtarakë të SHBA-s. Ata janë përqendruar në disa baza jashtë kufijve të qyteteve të mëdha. Rregullin dhe ruajtjen e rendit në kryeqytet dhe në pikat e tjera të banimit në Irak e sigurojnë forcat ushtarake vendase. Ushtria e SHBA-s do ta braktisë përfundimisht këtë vend në vitin 2011.