Bashkësia ndërkombëtare duhet tu japë autoriteteve të Somalisë ndihmë të gjithanshme në luftën kundër piratëve. Për këtë deklaroi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë OKB-së Vitalij Çurkin. Sipas fjalëve të tij, pirateria pranë brigjeve të këtij vendi afrikan është një faktor desatabilizues serioz në rajon. Në lidhje me këtë janë tejet të rëndësishme përpjekjet për shoqërimin ushtarak të anijeve detare dhe asgjesimin e infrastrukturës pirateske, në veçanti të komponentit të saj financiar, theksoi Vitali Çurkin. Sipas mendimit të palës ruse, duhet të vritet mendja për krijimin e mekanizmave ndërkombëtarë për gjykimin nga drejtësia të presonave që kanë gisht në veprimtarinë e piraterisë dhe banditizmit të armatosur në det.