Liderët e vendeve të “8-shes së Madhe” u morën vesh midis tyre që të luftojnë kundër proteksionizmit dhe të ndihmojnë për hapjen e tregjeve për tregti dhe investime. Për këtë flitet në deklaratën e përbashkët të pjesëmarrësve të samitit në Itali. Në dokumentin në fjalë theksohet gjithashtu rëndësia e mbështetjes së vendeve në zhvillim për luftën kundër pasojave të krizës dhe krijimin e kushteve të favorshme për progres të mëtejshëm. Liderët e vendeve u shprehën edhe një herë për përshpejtimin e procesit të reformimit të organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë edhe OKB-në.