Shtatë medalje të vlerave të ndryshme fituan të enjten sportistët rusë në Universiadën Botërore të Beogradit. Arka e skuadrës ruse u plotësua menjëherë me 4 medalje ari, një argjendi dhe dy bronzi. Sportistët rusë dolën të parët në ecjen sportive me distancë 20 km, në vrapimin 1500 metërsh, në garën e notit në stil të lirë dhe në kërcimet së larti. Gjithësej në Lojërat në Beograd, skuadra përfaqësuese ruse ka fituar 10 medalje ari. Sipas këtij treguesi ajo zë vendin e katërt në kualifikimin e përgjithshëm ekipor, duke lënë pas ekipin përfaqësues të SHBA-s.