Rusia mund të heqë dorë nga bashkimi me Organizatën Botërore të Tregëtisë (OBT) në kuadrin e Bashkimit Doganor dhe ti rikthehet skenarit të hyrjes në të si shtet sovran. Për këtë deklaroi Ndihmësi i Presidenti të Rusisë Arkadi Dvorkoviç në qytetin italian Aquila, ku po zhvillohet samiti i “8-shes së Madhe”. Sipas fjalëve të nëpunësit të lartë zyrtar, në rast se Rusia merr vendimin për të hyrë në OBT në mënyrë të pavarur, atëhere pozita e saj në lidhje me të gjitha çështjet kyçe do të “kopjohet” me pozitat e anëtarëve të tjerë të Bashkimit Doganor. Gjatë kësaj pritet që të tre vendet të pranohen në OBT njëkohësisht dhe “me kushte të njëjta”. Në të njëjtën kohë Dvorkoviç theksoi se Rusia nuk heq dorë nga krijimi i Bashkimit Doganor.