Përfaqësuesi special i Bashkimit Europian në Moldavi Kalman Mixhei deklaroi, se nuk shikon kurrëfarë mundësie për hyrjen e republikës në përbërjen e Rumanisë. “Territori i Moldavisë është i paprekshëm dhe nuk ekziston asnjë tezë apo parim ndërkombëtar i cili të lejonte hyrjen e saj në përbërjen e Rumanisë”, tha Mixhei në intervistën e vet dhënë gazetës rumune Romania libera.