Pjesëmarrësit e samitit të “G-8” u takuan me rininë në qytetin italian Aquila. Rusinë në këtë takim e përfaqësoi nxënësja nga qyteti Soçi Anzhelika Isajeva e cila ëndërron për karrierë diplomatike. Ajo së bashku me moshatarët e vet nga delegacionet e vendeve të tjera do të duhet të bëhet bashkëautore e dokumentit përfundimtar të samitit të rinisë.