Samiti i “G-8” në Aquila mbështeti unanimisht marrëveshjen e Moskës dhe Uashingtonit mbi përfundimin deri në fund të këtij viti të Traktatit mbi Armatimet Strategjike Ofensive (TASO), njoftoi Zëvendësi i Kreut të MPJ së Rusisë Sergei Rjabkov. Ai e quajti deklaratën përkatëse të liderëve të 8 vendeve kryesore të botës tejet të rëndësishme.