Policia e Gjermanisë, e cila u thirr në një sektor të aksit rrugor që të çon në qytetin Goslar në veri-perëndim të Gjermanisë me qëllim që të hiqte nga rruga baldosën e ngordhur, evidentoi se kafshëza e egër ishte e gjallë, por ndodhej në gjendje dehjeje të fortë alkoolike. Sipas të dhënave të policisë, baldosën e zuri gjumi në mes të aksit rrugor pasi kishte ngrënë vishje të pjekura shumë. Duke e shtyrë me shkop shkelësen e rregullave të qarkullimit rrugor, policët e zgjuan baldosën, e cila kaloi pjesën tjetër të natës në fushë të hapur në afërsi të rrugës. “Nuk u arrit të sqarohej, në se e pësoi vallë baldosa nga gruaja e tij pas kthimit në shtëpi në një gjendje të tillë”, deklaroi me ironi përfaqësuesi i policisë.


***


“Rruga e Madhe e Çajit” do të bëhet itinerari turistik më i gjatë tokësor në botë. Kështu mendojnë organizatorët e forumit ndërkombëtar me të njëjtin emër, i cili u zhvillua në qytetin Kungur të qarkut të Permskut (Ural). Në shekullin e XIX-të “Rruga e Madhe e çajit” ka qenë itinerar ndërkontinental për sjelljen e çajit nga Kina në Rusinë Qendrore. Në krahasim me gjatësinë e Rrugës së Madhe të Mëndafshit, ajo kalonte nëpër shumë qytete të Rusisë, ndër të tjera nëpërmjet Kungur-it, ku në vitin 1840 u përqëndrua e gjithë tregtia ruse e çajit me shumicë. Aktualisht “Rruga e Madhe e Çajit” me gjatësi prej 12 mijë kilometrash do të rivendoset si itinerar turistik.