Gazeta “Novie Izvestia” njofton mbi raportin e Forumit Ekonomik Botëror kushtuar gadishmërisë së vendeve për të qenë të hapur në sferën e zhvillimit të tregtisë dhe për biznesin e huaj. Rusia në këtë raport u rendit në vendin e 190 (e 13-ta nga fundi). Analistët ankohen për vështirësitë e mëdha të procedurave doganore, burrokracinë, korrupsionin, pambrojtshmërinë e sipërmarrësve. Specialistët vendas, duke u pajtuar me një vlerësim të tillë, thonë, se kushtet për zhvillimin e biznesit në Rusi nuk po pësojnë ndonjë ndryshim të qenësishëm. Nëpunësit nuk duan ndryshime. Për zhvillimin e biznesit Rusinë nuk mund ta quash dot vend tërheqës. Më të këqinj nga të gjithë janë treguesit e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë, është shumë i lartë indeksi i korrupsionit, por i ulët treguesi i zhvillimit të mjedisit të konkurrencës, kontrollit të mjeteve financiare në xhiro, në qarkullim. E vetmja gjë në të cilën ekspertët e Forumit Ekonomik Botëror evidentuan njëfarë dinamike pozitive është ajo, se filloi të ketë më pak humje për shkak të kriminalitetit. Reduktimi i barrierave burrokratike, shkurtimi i rrugës së qarkullimit të dokumentave mund të thjeshtësonin qenësishëm punën e sipërmarrësve të huaj. Por përse duhet ta bëjnë këtë gjë nëpunësit, në qoftë se këto procedura të ndërlikuara nga po ata vetë, u sjellin atyre fitime të majme? Edhe kontroll nuk ka, edhe këtu askush nuk do të dëshirojë të shkatërrojë sistemin që u lejon atyre të fitojnë para të madhe. Sipas të dhënave të studimeve të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit, tani në vendet e zhvilluara një dollari të investuar antikrizë i bie një dollar rritje i vëllimit të përgjithshëm të produktit të brendshëm. Në Rusi efektiviteti po synon drejt zeros. Ndërsa në lidhje me disa segmente analistët vërejnë bile edhe rezultat negativ.


Komentimi i Artikullit të ditës


Profesori i Shkollës së Lartë Ekonomike Mihaill Berger përsiat mbi shkaqet e hermetizimit të ekonomisë: “I tillë është fati historik i ekonomisë dhe biznesit rus. Ai konsiston në atë, se pak më shumë se 15 vjet më parë e gjithë ekonomia jonë ishte 100 % e mbyllur dhe, ne, në fakt duhet të zinim vendin e 195 nga të 195 të mundshmet. Ekzistonte prona shtetërore. Por instrumenti kryesor i të qenit të hapur janë kompanitë publike. Fondi ynë i tregjeve, në të vërtetë, sapo ka filluar të zhvillohet dhe kompani publike ka fare pak. Faktori i dytë negativ është pjesëmarrja e nëpunësve shtetërorë në biznes. Duke u shprehur në mënyrë më të qartë-faktori korrupsion. Sigurisht që mund të zihet një pozitë e rehatshme dhe të deklarohet, se vlerësimet negative nga jashtë janë politikisht të motivuara. Në këtë rast, mua më duket, se edhe në qoftë se ekziston ndonjëfarëlloj politizimi ai përbën jo më shumë se 10 %.