0Vizita e Presidentit të SHBA-s Barak Obama ishte e “suksesshme, pikësynuese, nxitëse për perspektivën e marrëdhënieve ruso-amerikane”. Për këtë deklaroi Përfaqësuesi zyrtar i MPJ i Federatës Ruse Andrei Nesterenko. “Ne gjetëm mënyrën e ndalimit të degradimit të marrëdhënieve tona, theksoi diplomati. Presidentët i vunë veshin njëri-tjetrit, gjë kjo që bëri të mundur afrimin e pozitave”. Gjatë vizitës u miratuan 11 dokumente në lidhje me një sërë drejtimesh prioritare të bashkëpunimit. Deri në dhjetor duhet të nënshkruhet Traktati i ri mbi Armatimet Strategjike Ofensive për zëvendësimin e Traktatit të vjetër.