Në qytetin Tihvin, nën Shën Peterburg, po zhvillohen solemnitetet përkatëse me rastin e pesëvjetorit të rikthimit të ikonës çudibërëse të Shën Marisë së Tihvinit nga SHBA-s. Kjo ikonë, sipas gojëdhënës, është spikturuar nga apostulli Luka gjatë jetës tokësore të Hyjlindëses, që iu shfaq në mënyrë të magjishme, çudibërëse peshkatarëve në lumin Tihvink në vitin 1383. Për të ndërtuan një tempull, rreth e rrotull të cilit u ndërtua një qytet i tërë. Kjo Shëmbëlltyrë e Hyjëlindëses është një nga mbrojtëset kryesore sakrale të Rusisë. Në vitet e Luftës së Dytë Botërore kjo ikonë u gjend në SHBA-s, ku më shumë se 60 vjetë u ruajt në familjen e një emigranti rus. Ajo u rikthye në Rusi me vendim të zotëruesit të saj-priftit orthodhoks.