Kriza e gushtit e vitit të kaluar në Kaukaz ndodhi për faj të administratës së Bushit, e cila i lejoi aleates së vet-Gjeorgjisë, të provokonte Rusinë, shprehet me bindje të plotë Kryeredaktori i revistës “Foreing Affairs” Gideon Rouz. Politika amerikane ndaj Gjeorgjisë duhet të ndërtohet sipas po asaj skeme që ka të bëjë me Taivanin: ne do ta marrim në mbrojtje atë deri në atë kohë sa ai nuk ka filluar të nevrikosë, të nxehë fqinjen e vet gjigande, tha eksperti. Rouz mendon se administrata e re e SHBA-s nuk është aspak e interesuar për konfrontim me Rusinë. Ai shprehu gjithashtu dyshime në lidhje me faktin, se vendet fqinje të afërta të Rusinë që nuk arritën të hyjnë në NATO, të mund të hyjnë në radhët e saj në këto 4 vitet e afërta.