Komiteti Lindor i ekonomisë gjermane, i cili del për zhvillimin e marrëdhënieve me Rusinë, i vlerësoi pozitivisht përfundimet e vizitës së Presidentit të SHBA-s në Federatën Ruse. “Ç’tensionimi, zbutja në marrëdhëniet ruso-amerikane ndikon gjithmonë pozitivisht në marrëdhëniet europiano-ruse dhe në zhvillimin ekonomik”, konstaton Komiteti Lindor i ekonomisë gjermane. Në lidhje me këtë ky Komitet i tërheq vëmendjen ndaj domosdoshmërisë “së zgjidhjes së shpejtë dhe afatgjatë” të konfliktit të gazit midis Ukrainës dhe Rusisë, si dhe marrjes së lejes për ndërtimin e gazsjellësit “Nord Stream”.