Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani do të përpiqen të arrijnë hyrjen në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) vetëm në përbërjen e Bashkimit Doganor të tre shteteve. Për këtë njoftoi Kreu i delegacionit rus në negociatat në Gjenevë Maksim Medvedkov. Ai theksoi, se detyra kryesore e Bashkimit, si anëtar i ardhshëm i Organizatës, është mundësia për të punuar efektivisht. Vendimi i Rusisë pas 16 vjetësh të procesit aspak të thjeshtë të bisedimeve për të hyrë në OBT në aleancë me dy shtete të tjera u bë i paprecedentshëm në praktikën e kësaj Organizate.