Administrata e Obamës do të heqë dorë nga dislokimi i sistemit të Mbrojtjes Antiraket (MAR) në Evropën Lindore në emër të bashkëpunimit me Rusinë në lidhje me problemin e Iranit dhe të vendeve të tjera për mospërhapjen e armës bërthamore. Bindjen e vet për këtë e shprehu Kryeredaktori i revistës “Foreing Affairs” Gideon Rouz. Ai tha se “është pothuajse i bindur në atë se sistemi i MAR do të bëhet objekt kompromisi me rusët”. Sipas fjalëve të Rouz, gjëja e vetme që i pengon SHBA-s për të hequr dorë nga kjo ide është “frika, druajtja për të dalë në rolin e atyre që i bëjnë lëshime ariut rus duke tradhëtuar me këtë hap aleatët e vet” në Europën Lindore.