Për realizimin e programit të mënyrës së shëndoshë të jetesës së qytetarëve rusë janë përcaktuar 830 milionë rubla, njoftoi Ministrja e shëndetësisë dhe zhvillimit social të Federatës Ruse Tatiana Golikova. Në përputhje me këtë program, në vend do të hapen më shumë se 500 qendra shëndetësore, në të cilat çdo person që dëshiron mund të bëjë kontrollin e përgjithshëm mjekësor të organizmit të vet. Pjesa kryesore e këtij programi, sipas fjalëve të Golikova-s, është propagandimi i mënyrës së shëndoshë të jetesës.