Në ditën e shtatë të Universiadës-2009 skuadra përfaqësuese ruse ka fituar një komplet të tërë medaljesh: “ari”, “argjendi” dhe “bronzi”. Aktualisht ekipi kombëtar numëron gjithësej 28 trofe sportive, përkatësisht 6-10-12 dhe zë vendin e 5-të në kualifikimin e përgjithshëm ekipor. Hero i ditës u bë sportisti rus në disiplinën e judo-së Dimitrij Gerasimenko. Atij i mjaftoi vetëm një minutë që të dilte fitimtar ndaj sportistit polak Lukash Kolesnik në dyluftimin final të kategorisë së peshës deri në 90 kg dhe të bëhej zotëruesi i medaljes së artë të Universiadës në Beograd.