Në ditën e parë të punës së Samitit të “8-shes” liderët botërorë u morën vesh për krijimin e “Programit të kuadruar Leççe” me qëllim të formulimit të parimeve të përgjithshme dhe standarteve të mënyrës së të sjellurit në sferën e ekonomisë. Midis tyre janë: dhënia e ndihmës vendeve të vobekta të Afrikës, reduktimi i përmasave të papunësisë, krijimi i kushteve për rikthimin e shpejtë të punëtorëve në tregun e punës, moslejimi i izolimit social. Pjesëmarrësit e këtij Samiti ranë dakort që të minimizohen hedhjet botërore të gazit të dyoksidit të karbonit në armosferë në masën 80 % deri në vitin 2050 në krahasim me nivelin e vitit 1990, si dhe propozuan ndihmën e tyre për rindërtimin e monumenteve të arkitekturale të qytetit Aquila, të cilat pësuan dëmtime të rënda nga tërmeti. Kështu, Presidenti rus Dimitri Medvediev mori vendimin mbi dhënien e ndihmës në restaurimin e pallatit “Ardingeli” dhe kishës së Shën Grigorit.