Negociatat ruso-amerikane në Moskë, të cilat përfshinë edhe diskutimin e temës së mbrojtjes antiraket, shkaktuan në botë jehona e komente të shumta, ndërsa në Pragë një interesim të veçantë. Ne u lidhëm me telefon me politologun e autoritetshëm Jan Petranenko: “Kur takohen liderët e dy fuqive të mëdha dhe nënshkruajnë marrëveshje, kjo, në fakt, nuk është aspak ndonjë surprizë. Sepse, kuptohet, se para kësaj ekipet e tyre kanë punuar në mënyrë intensive dhe arritën të gjejnë mundësi për afrimin e pozitave. Ne prisnim që në Moskë presidentët Medvediev dhe Obama të nënshkruanin dokumentin e kuadruar, i cili do të përbënte bazën e Traktatit të ardhshëm mbi Armatimet Strategjike Ofensive (TASO). Por kur kjo gjë ndodhi realisht, atëhere u bë plotësisht e kuptueshme se u realizua një hap serioz në rrugën drejt afrimit të Rusisë dhe SHBA-s, drejt garantimit të sigurisë globale. Shkurtimin deri në 1/3 të numrit të arsenaleve bërthamore unë e shikoj në dy aspekte. Po e sqaroj pozitën time. Arma bërthamore, siç dihet, ka veti të vjetërohet. Por më kryesorë se aspekti teknik, për mendimin tim, janë aspekti ushtarak dhe strategjik. Rezervat botërore të armës vdekjeprurëse në masën gati 95 % janë përqendruar në duart e Rusisë dhe SHBA-s. Moska dhe Uashingtoni, këto dy superfuqi duke shfaqur publikisht vullnetin e mirë për çarmatim, mund të frenojnë, të ndalojnë përhapjen e rrezikshme të armës bërthamore në planet.
- Por dihet se Rusia e kushtëzoi nënshkrimin e Traktatit të ri № 2 mbi armatimet Strategjike Ofensive me heqjen dorë prej SHBA-s nga vendosja e bazave të mbrojtjes antiraket në Poloni dhe Çeki. Pra, mos do të thotë vallë kjo se ndokush i bëri lëshime dikujt?
- Liderët përsëritën argumentet e veta. Aparencialisht do të dukej, sikur, situata nuk ka ndryshuar, se palët i mbetën besnike pozitave të veta…Dhe kjo gjë e bën të mprehë vemendjen, të hapë mirë sytë shoqërinë çeke. Argumenti i kërcënimit iranian nuk funksionon. Rrezikun e sulmit bërthamor nga ana e Iranit, po të ishte real, do ta kishin evidentuar dhe argumentuar që prej kohësh edhe ushtarakët, edhe shkencëtarët.
Në qoftë se gjithçka do të mbetet, si dhe më parë, pa kurrëfarë ndryshimi dhe SHBA-s nuk do të heqin dorë nga realizimi në jetë i projektit të Mbrojtjes Antiraket në Poloni dhe Çeki, atëhere unë nxjerr një konkluzion të njëkuptimshëm dhe pikërisht: se politika e paraardhësit të Obamës vazhdon të jetojë dhe të triumfojë! Shtëpia e Bardhë nuk heq dorë nga strategjia e përforcimit të ndikimit të vet në Europën Lindore, zgjerimi i NATO-s në drejtim të kufijve rusë, gjë kjo, që vetkuptohet, shkakton mospranim kategorik nga ana e Moskës dhe perceptohet si presion strategjiko-ushtarak, ndërsa po të shprehemi me terminologjinë e luftës së kaluar – si krijim i “kordonit sanitar”. Megjithëse në fjalë gjithçka në Moskë, sikur, duket krejtësisht ndryshe. A e dini, mua më është krijuar një përshtypje e tillë e qendrueshme: Obama në Moskë gjatë gjithë kohës manovronte me zigzage sikur të kishte pas shpine fantazmën e lobit Bushian, e cila nuk i lejonte atij të bënte një hap të vendosur, pra, që të hiqte dorë nga plani, ideja për dislokimin e sistemit amerikan të Mbrojtjes Antiraket në Europë. Si politikan i rregjur që është Barak Obama nuk dëshiroi të acarojë të zotët mikëpritës të shtëpisë. Dhe unë do të përdorja me shumë kujdes përkatësisht rezultateve të vizitës së tij termin “riformatim” i marrëdhënieve ruso-amerikane. Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim pas fjalëve të deklaruara kalimin tek veprat konkrete. E megjithatë, sido që të jetë puna, negociatat janë shumë me mirë se sa gjendja e “luftës së ftohtë”. Problemi qëndron në tjetër gjë: nëse do të bëhet vallë bota pas vizitës së Presidentit të SHBA-s në Moskë sikur dhe një grimëz më e sigurt? Unë do të dëshiroja shumë të shpresoja në këtë! Por, po e përsëris edhe një herë, duhet besimi. Hap i vendosur në këtë drejtim do të mund të bëhej heqja dorë (gjë kjo që pritet nga shumica e qytetarëve çekë) nga ndërtimi i rajonit të tretë pozicional të Mbrojtjes Antiraket në Europë. Atëherë do të për përfitojnë të gjithë.