Të hapur në mënyrë të paprecedentshme e quajti Ministri i punëve të jashtme i Rusisë Sergei Lavrov takimin ruso-amerikan të nivelit të lartë. Sipas fjalëve të tij, Presidenti i SHBA-s është më se i bindur, se amerikanët duhet të bashkëpunojnë në arenën ndërkombëtare, në radhë të parë, me Rusinë. “Barak Obama konfirmoi, se i kupton interesat ruse dhe se do ti marrë parasysh ato”, vuri në dukje Ministri Lavrov në intervistën e vet dhënë për Agjencinë ITAR-TASS.