Rusia i bëri thirrje Koresë së Veriut për të rifilluar pa vonesë negociatat 6-palëshe me pjesëmarrjen e RPD të Koresë, RP të Kinës, Republikës së Koresë, Rusisë, SHBA-s dhe Japonisë për vazhdimin e punës së përbashkët me qëllim të rregullimit të problemit bërthamor të Gadishullit Korean. Për këtë njoftoi shërbimi i shtypit i MPJ së Federatës Ruse sipas përfundimeve të takimit të Zëvendës ministrit rus të punëve të jashtme Aleksei Borodavkin me Ambasadorin e RPD të Koresë në Rusi Kim En Çzhe. Takimi në Moskë u zhvillua me kërkesë të ambasadës verikoreane dhe në të u prekën gjithashtu edhe çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe ruso-koreane.