Në shkollat e larta ruse vijnë për të kryer studimet qytetarët e 164 shteteve të huaja. Të dhëna të tilla përmendi Zëvendës ministri i punëve të jashtme i Rusisë Aleksandër Jakovenko. Ai kryeson delegacionin rus në Paris, i cili merr pjesë në Konferencën Botërore për arsimin e lartë. Diplomati rus vuri në dukje, se studentët e huaj marrin një përgatitje të lartë profesionale në specialitetet më të kërkuara bashkëkohore në sferën e teknologjive dhe arsimimin inxhinierik.