Gjeorgjia rifilloi fluturimet e aparateve të papilotuar mbi territorin e Abkhazisë. Në deklaratën e MPJ të Abkhazisë njoftohet, se nga forcat kufitare të republikës janë fiksuar disa inkursione të tilla. Pala abkhaziane nënvizon, se veprime të tilla provokuese mund të çojnë në një shkallëzim të ri të konfliktit dhe se janë të afta të minojnë stabilitetin në rajon.