Vënia e shenjës së barazisë midis nazizmit dhe stalinizmit është e kundërligjshme dhe sulm i drejtpërdrejtë në adresë të Koalicionit Antihitlerian. Për këtë flitet në deklaratën e përbashkët të udhëheqjes së Asamblesë Federale të Federatës Ruse, e cila dënoi rezolutën e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në lidhje me këtë problem. Në dokumentin e miratuar nga Duma Shtetërore dhe Këshilli i Federatës i Rusisë tërhiqet vemendja ndaj faktit, se rezoluta e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, e cila vendos në një rrafsh nazizmin dhe stalinizmin është fyerje, përdhosje e kujtimit të miliona njerëzve, të cilët flijuan jetën e vet për çlirimin e Europës nga zgjedha fashiste në vitet e Luftës së dytë Botërore. Po me ç’qëllim bëhet një gjë e tillë nga një grup i caktuar parlamentarësh europianë? Dëgjoni përgjigjen e historianit rus Vladimir Simindei: “Kjo është e lidhur me rishikimi e përfundimeve të Luftës së Dytë Botërore, me përpjekjen për ta fshirë pastfaktum Bashkimin Sovjetik nga radhët e ngadhënjimtarëve të luftës. Plani i dytë përfshin problemet që kanë të bëjnë me vendosjen e rendit të ri botëror. Në lidhje me këtë evidentohet dëshira e rusofobëve me prirjet më të theksuara radikale në Perëndim për të ngritur gjykatën ushtarake (tribunalin) për ish Bashkimin Sovjetik. Vetkuptohet, se puna nuk do të kufizohet vetëm me këto pikësynime. Në disa vende të Europës, në radhë të parë kjo ka të bëjë me republikat e Balltikut, ndiqet kursi për reabilitimin e kolaboracionistëve, të cilët patën bashkëpunuar me fashistët dhe i patën dhënë ndihmë të drejtpërdrejtë nazistëve në territoret e okupuara prej tyre. Për ta venia e shenjës së barazisë midis nazizmit dhe stalinizmit është e barazvlefshme me justifikimin e politikës që ndiqet prej tyre.