Në territorin e Çeçenisë aktualisht veprojnë 50-70 guerrilas, pjesën më të madhe të të cilëve e përbëjnë mercenarët e huaj, deklaroi Presidenti i kësaj republike Ramzan Kadirov. Në intervistën e vet dhënë për gazetën “Izvestia”ai njoftoi se guerrilasit shpërndajnë tableta speciale, të cilat faktikisht e shndërrojnë njeriun në robot që përmbush çfarëdo lloj urdhërash. Këto preparate u sillen krerëve të formacioneve banditeske nga jashtë shteti. Kadirov i karakterizoi mercenarët e huaj si bashkëpunëtorë me përgatitje të shkëlqyer të shërbimeve speciale perëndimore, qëllimi i të cilëve është minimi i stabilitetit në Rusi.