Në Moskë shprehin habi të madhe në lidhje me thëniet e Nënpresidentit të SHBA-s Joe Biden mbi atë se Izraeli, gjoja, ka të drejtë të marrë “vendim të pavarur” përkatësisht dhënies së goditjes mbi Iranin. Fjalime të tilla bien ndesh në mënyrë kardinale me qendrimet e pozitat që deklaron Presidenti Barak Obama, u shpreh Përfaqësuesi zyrtar i MPJ i Rusisë Andrei Nesterenko. Ai kujtoi, se Presidenti amerikan shprehu gatishmërinë e vet për dialog me Teheranin me qëllim të kërkimit të rrugëve të rregullimit të problemit i cili ka të bëjë me programin bërthamor të Iranit. Deklarata e Bidenit bie gjithashtu në kundërshtim me të gjitha vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për problemin e Iranit, theksoi Andrei Nesterenko.