Presidenti Dimitri Medvediev po niset me një vizitë në Itali, ku do të zhvillohet Samiti i radhës i “8-shes së Madhe”. Përveç vendeve të “Tetëshes” në këtë takim do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e 22 vendeve të tjera. Midis temave të diskutimit në samit do të jenë: kapërcimi i pasojave të krizës financiare botërore, mospërhapja e armës së shfarosjes në masë, problemet e ndyshimit të klimës. Medvediev ka planifikuar rreth 10 takime me kryetarët e shteteve dhe qeverive të vendeve të ndryshme.