Në Petrozavodsk, në kryeqytetin e Karelisë, po zhvillohet nga 8 deri më 11 korrik Biznes-Ekstrem Forumi Ndërkombëtar “Novatorizmat. Individualiteti. Zhvillimi”. Qëllimi i këtij aktiviteti është përpunimi i strategjisë së bashkëveprimit të strukturave dhe organizatave në çështjen e kapërcimit të pasojave të krizës ekonomike botërore, vë në dukje korrespondenti ynë Viktor Kramskih. Përveç sipërmarrësve dhe ekonomistëve të Karelisë për pjesëmarrje në Forum janë ftuar edhe përfaqësuesit e kompanisë gjermane “Spice group”. Specialistët e saj nga Gjermania, Franca, Polonia dhe vende të tjera europiane janë ekspertë të njohur mbarëbotërisht për organizimin e parqeve shkencore dhe qendrave investuese. Ja se ç’thotë Ministri i zhvillimit ekonomik të Karelisë Mihail Jurinov: “Karelia ka shumë iniciativa. Ndër to mund të përmendim atë që ka të bëjë me Qendrën transportuese-logjistike dhe vënien në funksionim të degëve të reja prodhuese. Njerëzit tanë, duke zotëruar njohuri të mira, mund të zhvillojnë ekspres-analizën e projekteve dhe të parashikojnë zhvillimin e tyre të mëtejshëm. Pjesëmarrësit e Forumit i presin seminare, tryeza të rrumbullakëta dhe konferenca: “Nuk është politika ajo që përcakton se kur do të përfundojë kriza, por gjendja e tregut të financave, dukja e kërkesës dhe ofertës. Jam mëse i bindur, se Forumi aktual do të përcaktojë recetat për biznesin tonë të vogël dhe të mesëm, do të stimulojë ndarjen e përvojës ndërkombëtare me sipërmarrësit.