Mbretëreshës së Britanisë i privuan aeroplanin shtetëror që e përdorte për nevojat personale. Këtë hap qeveria e Gordon Braunit e ndërmorri në kuadrin e realizimit të programit për reduktimin e shpenzimeve buxhetore. Tani Mbretëresha është e detyruar të blejë një lajner me paratë e veta. Gjatë kësaj Elizabeth II nuk mund ti lejojë vetes të blejë makinë të re për shkak të kostos së saj të lartë. Zgjedhja u bë në favor të një aeroplani që ka qenë në përdorim, me çmim prej tre milionë funt stërlinash. Aeroplanin do mund ta përdorë jo vetëm Elizabeth II, por edhe anëtarët e familjes mbretërore.