Forumi Ekonomik Botëror (FEB) përpiloi raportin mbi stimulimin e tregtisë botërore, në bazë të të cilit qëndron treguesi i transparencës, të qenurit të hapur të ekonomive kombëtare. Në rejtingun e 121 vendeve, për të cilat dhe u bë llogaria, Rusia zuri vetëm vendin e 109-të. Përpiluesit e këtij raporti theksojnë, se vështirësitë e veçanta në vend janë të lidhura me kufizimet tarifore tregtare. Përkatësisht cilësisë së kushteve për zhvillimin e biznesit Rusia u rendit në vendin e 96-të. Në treshen e parë të vendeve me ekonomi më të hapura e më trasparente hynë Singapori, Hongkongu dhe Zvicera.