Në lidhje me trazirat masive në qytetin kinez Urumçi Kryetari i RP të Kinës Hu Xinjtao anuloi pjesëmarrjen e vet në Samitin e “8-shes së Madhe” dhe u nis për në Pekin. Aktualisht situata në Urumçi, ku që nga e diela po vazhdojnë trazirat, u stabilizua. Autoritetet morën vendimin për anulimin e gjendjes së jashtëzakonshme . Për tre ditë me radhë në këtë qytet gjetën vdekjen si të paktën 156 veta dhe më shumë se një mijë të tjerë u plagosën.