Mundësia e ndërmarrjes së operacionit ushtarak kundër Iranit është ende në shqyrtim e sipër. Një deklaratë të tillë bëri Nënpunësi i lartë zyrtar i Pentagonit Majk Malen. Por ai shpreh preokupim të thellë në lidhje me mundësinë e ndërmarrjes së kundërmasave nga ana e Republikës Islamike. Në Pentagon janë të shqetësuar për vetë faktin, se armatimi bërthamor në arsenalin e Iranit mund të duket gjatë tre viteve të afërta dhe atëhere fillimi i veprimeve ushtarake do të vërë në rrezik stabilitetin në Lindjen e Mesme. Nga ana e vet, Rusia ka deklaruar më se një herë, se del për përdorimin e metodave ekskluzivisht paqësore në lidhje me rregullimin e problemit bërthamor të Iranit.