Dita mbarëruse e familjes, dashurisë dhe besnikërisë kremtohet më 8 korrik. Ajo u themelua për nder të të shenjtëve Peter dhe Fevroni, mbrojtësve orthodhoksë të familjes, të cilët ruajtën dashurinë bashkëshortore dhe besnikërinë që iu nënshtruan sprovave të shumta të kohës. Qendër e festës u bë me të drejtë qyteti i vjetër Murom, 300 km në lindje të Moskës. Pikërisht këtu në shekullin e XIII-të patën jetuar shenjtorët orthodhoksë. Në vigjilje bashkëshortja e Presidentit të Federatës Ruse Svetllana Medvedieva, e cila kryeson Komitetin organizativ të kësaj feste, i uroi rusët me rastin e Ditës së familjes, dashurisë dhe besnikërisë dhe shprehu bindjen se “kjo do të bëhet festë tradicionale dhe e dëshiruar në çdo shtëpi, në çdo familje”.