Ekuipazhi i anijes kozmike të përdorimit shumëherësh “Endeavor” prej shtatë vetash mbërriti në kozmodromin në kepin Kanaverall për tu përgatitur për fluturimin drejt Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN). Lëshimi i shatllit “Endeavor” është planifikuar për 11 korrikun. Detyra kryesore e ekuipazhit të anijes transportuese kozmike është çuarja në orbitë dhe bashkimi me SKN edhe i një moduli tjetër japonez “Kibo”. Mendohet se misioni i “Endeavor-it” do të zgjasë 16 ditë. Gjatë kohës së këtij misioni astronautët e shatllit duhet të realizojnë pesë dalje në kozmos të hapur.