Botimi periodik moskovit “Gazeta” shkruan sot për Vasili Aksionovin, shkrimtarin e madh rus të shekullit të XX-të, që u nda nga jeta në prag. Vitet e fundit të jetës së Aksionovit mund të quhen të suksesshme, mjaft të mbara: veprat e tij janë ekranizuar, shumë të tjera u botuan dhe u ribotuan, promovimi i librave të tij shndërrohej në eveniment të vërtetë. Në një mënyrë ose në një tjetër, ai ishte person publik, një nga shkrimtarët më të talentuar emigrantë të brezit të vet, theksoi botimi “Gazeta”.


***


Gazeta “Vremja novostei” publikon rezultatet e anketimit sociologjik me temë “A ju pëlqen ju Barak Obama?”. Sipas rezultateve të tij u bë e qartë se aktualisht shprehin qëndrim indiferent, mospërfillës ndaj Barak Obamës më shpesh burrat (43%), rinia (45%) dhe përkrahësit e Partisë Komuniste (44%). Por megjithatë çdo pjesëmarrës i pestë i anketimit deklaroi mbi atë se “shpreson tek Obama”. Si rregull, një përgjigje të tillë dhanë rusët mbi 25 vjeç dhe mbështetësit e pikëpamjeve të Partisë “Rusia e drejtë”. 20 % e pjesëmarrësve të anketimit deklaruan mbi atë se ushqejnë simpati për Presidetin e SHBA-s. Kryesisht këto janë femra, qytetare të moshës së mesme, si dhe ithtarët e Partisë “Rusia unike”. Sipas të dhënave të gazetës “Vremja novostei”, 11 % u përgjigjën se e respektojnë atë.


***


Rusët më shumë se banorët e vendeve të tjera vuajnë nga aplikimi në jetë i teknologjive të reja, konfirmon gazeta “Trud”. Çdo bashkëpunëtor i dytë në vend mendon se filloi të punojë më shumë për shkak të ndërlidhjes mobile (celulare). Më shumë nga të gjithë vuajnë nga kjo punonjësit e sferës farmaceutike dhe ata, të cilëve telefonin ua paguan punëdhënësi. Rusia renditet në pesëshen e vendeve, në të cilat njerëzit mendojnë se për shkak të teknologjive të reja ata detyrohen të punojnë më shumë.