BE kërkoi nga Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia dhe Rumania që për një periudhë 2-3 vjeçare të reduktojnë deficitet e buxheteve të tyre shtetërore deri në përmasat e lejueshme (3% të vëllimit të përgjithshëm të produktit të brendshëm), njofton Agjencia Associatet Press. Në lidhje me krizën Hungaria, Letonia dhe Rumania morën nga BE dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) një ndihmë shumëmiliardëshe financiare, kushtet e dhënies të së cilës rregullojnë rreptësisht vëllimin e dificitit, theksoi Associatet Press.