Presidenti Dimitri Medvediev i quajti “produktive” negociatat ruso-amerikane të nivelit të lartë. Sipas mendimit të Medvedievit, “vizita ishte mjaft e pasur për nga përmbajtja e vet, duke përfshirë këtu edhe të gjitha elementet e kooperimit ruso-amerikan, çështjet e politikës së jashtme, marrëdhëniet dypalëshe, lidhjet ekonomike dhe humanitare”.