Parlamentarët rusë dënuan rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE-së), e cila faktikisht vë shenjën e barazisë midis nazizmit dhe stalinizmit. Ky dokument “është fyerje e drejtpërdrejtë e kujtimit të milionave bashkatdhetarëve tanë, të cilët flijuan jetën e vet në vitet e Luftës së Dytë Botërore për çlirimin e Evropës nga zgjedha fashiste”, thuhet në deklaratën e parlamentarëve rusë.