Gjatë fjalimit të mbajtur përpara studentëve të Shkollës Ekonomike Ruse në Moskë Presidenti i SHBA-s Barak Obama u bëri thirrje autoriteteve të vendit të vet dhe të Rusisë që të kapërcejnë mosbesimin e “luftës së ftohtë” dhe të zhvillojnë partneritetin. Rusia dhe SHBA-s, sipas mendimit të Obamës, kanë vlera fondamentale të njëjta dhe interesa të përbashkëta, të cilat krijojnë bazën për bashkëpunimin e mëtejshëm.