Aparati për realizimin e zhytjeve në thellësi të mëdha nënujore “Mir-2” arriti pikën e thellësisë më të madhe të liqenit Bajkal prej 1637 metrash. Shkencëtarët mundën të fiksonin me filmime fundin dhe faunën nënujore të liqenit më të thellë me ujë të ëmbël në planet. Ekspedita “Mirov”në Bajkal filloi vitin e kaluar. Këtë vit planifikohet që të zhvillohen rreth 100 zhytje dhe të merren të dhëna mbi proceset tektonike që ndodhin në fundin e liqenit, si dhe të merren kampione të grumbullimeve të naftës.