Kriminaliteti paraqet rrezik real kërcënues për zhvillimin e ekonomive të Rusisë dhe Bjellorusisë, deklaroi Ministri i punëve të brendshme i Rusisë Rashid Nurgalijev në mbledhjen e Kolegjiumit të Bashkuar të MPB të të dy vendeve. Sipas fjalëve të tij, këtë vit evidentohet rritja e numrit të krimeve në sferën kreditoro-financiare dhe atë të veprimtarisë së jashtme ekonomike, nuk po bie numri i sulmeve të befasishme. Në lidhje me këtë Kreu i MPB të Federatës Ruse propozoi që të rritet në mënyrë të qenësishme efektiviteti i luftës kundër kriminalitetit në të gjitha degët e ekonomisë duke e koordinuar ngushtë strategjinë dhe taktikën e masave të përbashkëta për parandalimin e krimeve.