Sipas rejtingut të Agjencisë Mercer Human Resource Consulting, kryeqyteti japonez Tokio zhvendosi Moskën nga rrjeshti i parë i listës së qyteteve më të shtrenjta të botës për banimin e të huajve. Në vendin e dytë renditet qyteti tjetër japonez Osaka. Moska zë vendin e tretë. Rejtingu i Mercer parashikohet për organizatat të cilat dërgojnë bashkëpunëtorët e vet me punë jashtë shtetit. Shuma e nevojshme për jetesë vlerësohet sipas 200 kritereve, të tilla si qiraja, transporti, ushqimi, veshmbathja dhe argëtimet. Në lirimin disi të jetesës në kryeqytetin rus ndikoi rënia e ndjeshme e kursit të rublës ndaj dollarit.