Autoritetet e ishullit rus Iturup të rajonit të Kurilskut anuluan shkëmbimin e regjimit pa viza me Japoninë, duke protestuar kundër vendimit të parlamentit të këtij vendi, i cili i quajti ishujt Kurile territore autoktone japoneze. Tokio pretendon për katër ishuj të Kurileve Jugore, duke u referuar tek Traktati dypalësh mbi tregtinë dhe kufijtë të vitit 1855. Moska, nga ana e vet, ngul këmbë në atë se ky territor hyri në përbërjen e Bashkimit Sovjetik, trashëgimtare e të cilit u bë Rusia, sipas përfundimeve të Luftës së Dytë Botërore mbi bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare. Nënshkrimin e marrëveshjes paqësore midis dy vendeve japonezët e vunë në varësi të zgjidhjes së debatit territorial.