Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dënuan provat raketore të zhvilluara nga RPD e Koresë të shtunën e kaluar, duke theksuar, se provat raketore të Koresë së Veriut janë shkelje e rezolutës së OKB-së dhe i bënë thirrje Phenianit që të ndërpresë menjëherë veprime të tilla dhe ti bindet kërkesave të komunitetit botëror. RPD e Koresë më 4 korrik lëshoi shtatë raketa me rreze të vogël veprimi. Kjo ndodhi vetëm katër ditë pas lëshimeve paraardhëse. Një sërë vendesh, duke përfshirë edhe Rusinë, shprehën preokupimin e vet në lidhje me zhvillimin e provave raketore.