Në Ural, në qarkun e Sverdllovskut, po vihet në funksionim ndërmarrja ruso-amerikane për përpunimin e detaleve prej titani për aeroplanin “Boeing 787 Dreamliner” dhe të avialajnerëve rusë. Marrëveshja për lëshimin e prodhimeve të përbashkëta midis “VSMPO Avisma” dhe The Boeing Company u nënshkrua para dy vjetësh. Korporata amerikane është një nga prodhueset më të mëdha të teknikës së aviacionit, kozmonautikës dhe asaj ushtarake. Kompania ruse është një nga prodhueset më të mëdha në botë të titanit dhe aliazheve prej titani.