Presidenti i Rusisë vuri në dukje numrin e madh të pikave të puqjes së mendimeve midis Moskës dhe Uashingtonit. Përveç dokumentit të kuadruar, i cili do të përbëjë bazën e Traktatit të ri mbi Armatimet Starategjike Ofensive (TASO) dhe marrëveshjes për të vazhduar diskutimet në lidhje me temën e Mbrojtjes Antiraket (MAR), presidentët krijuan komisionin dypalësh për bashkëpunimin në 13 drejtime. Midis tyre janë: siguria bërthamore, kontrolli mbi armatimet dhe lufta kundër terrorizmit. SHBA-s mund të shfrytëzojnë gjithashtu hapësirën ajrore të Rusisë për dërgimin e trupave dhe armatimeve në Afganistan.